Kalo te përmbajtja
Të fundit

​Krasniqi bën thirrje për më shumë investime në Kosovë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

​Krasniqi bën thirrje për më shumë investime në Kosovë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, ka marrë pjesë në forumin e bizneseve të Turqisë dhe atyre të Kosovës nga sektori i çelikut dhe metaleve.

Ai ka thënë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, është angazhuar vazhdimisht për të gjetur forma të mbështetjes së bizneseve tona dhe një nga to janë edhe takimet B2B, përmes të cilave hapet mundësia për rritje të partneritetit ekonomik dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.

Reklamë

Përkundër që eksporti vitin e kaluar kishte pak rritje, Krasniqi ka bërë thirrje që kjo ngjarje të shërbej për rritje të bashkëpunimit, e cila do të ndikonte në rritjen e eksportit dhe investimeve në vendin tonë.

Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e DhTIK-së për rritje të bashkëpunimit edhe në fusha tjera të ekonomisë, duke qenë se dyja shoqata kanë biznese të shumë sektorëve.

Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Dhoma e Tregtisë, në këtë ngjarje shumë biznese anëtare të Dhomës, kanë marrë pjesë në takimet B2B me bizneset turke.

Përndryshe, Kosova mbetet po ashtu një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga kompanitë dhe markat e mëdha botërore. Sipas BQK-së, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në shtator 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove, që sipas ekspertëve të ekonomisë kjo tregon se ritmi i rritjes së investimeve ka pësuar një ngadalësim. Në aspektin sektorial, aktivitetet e patundshmërisë dominuan investimet e huaja direkte.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’