Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, rreth orës 09:30, ku është pritur nga Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi dhe shumë media që prisnin për përgjigjet e tij.
Ai u shpreh i lumtur për vendimin e tij dhe se Kosovën e zgjodhi me zemër:
“Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën.Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosë. Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun Asllanin, ata të tjerët jo”, tha Avdullahu.
Avdullahu dërgoi dhe një mesazh për të gjithë “Dardanët”:
“Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë. Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën. Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti”.
Krejt në fund 21 vjeçari tha se shpreson që edhe Albian Hajdari të vije te Kosova:
“Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë.”
“Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdo herë”, deklaroi Avdullahu
Mesfushori kosovar luan te Hoffenheim në Bundesliga dhe në tri ndeshjet e para të këtij sezoni numëron një asistim.
https://www.facebook.com/watch/?v=24923424610583123