Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova zyrtarisht pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026, FVK konfirmon pjesëmarrjen e kombëtareve në formatin e ri kualifikues!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova zyrtarisht pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026, FVK konfirmon pjesëmarrjen e kombëtareve në formatin e ri kualifikues!

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka zyrtarizuar sot pjesëmarrjen e Kombëtareve të Kosovës, si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe atë të femrave, në CEV Ligën e Evropës 2026, një format i ri garues që shënon hapin e parë drejt kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.

CEV ka prezantuar për herë të parë këtë sistem të ri, i cili sjell mënyra të reja të grumbullimit të pikëve, rrit më shumë konkurrencën dhe u jep mundësi shteteve në zhvillim të rritin prezencën e tyre në arenën ndërkombëtare.

Reklamë

Në kuadër të këtij formati, Kosova do të ketë nderin të organizojë xhiron e tretë si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe tek femrat, duke sjellë në vend ndeshje të rëndësishme që mund të përcaktojnë renditjet dhe rrugëtimin drejt fazës së dytë të kualifikimeve në vitin 2027.

 

KALENDARI – MESHKUJT

Xhiro 1 – Letoni | 5–7 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Letonia – Kosova – Rumania

Xhiro 2 – Estoni | 12–14 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Estonia – Kosova – Austri

Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Kosova – Maqedonia e Veriut – Izrael

 

KALENDARI – FEMRAT

Xhiro 1 – Bosnje | 5–7 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Bosnja – Kosova – Spanja

Xhiro 2 – Greqi | 12–14 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Greqia – Portugalia – Kosova

Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026

Pjesëmarrës: Kosova – Hungaria – Mali i Zi

Rrugëtim i ri për volejbollin kosovar në arenën evropiane

 

Pjesëmarrja në CEV Ligën e Evropës 2026 konsiderohet një mundësi e artë për kombëtaret e Kosovës, të cilat synojnë të ndërtojnë përvojë, të grumbullojnë pikë të vlefshme dhe të hedhin hapa të rëndësishëm drejt ëndrrës së kualifikimit për EuroVolley 2028.

FVK ka theksuar se Kosova hyn në këtë format me ambicie të qarta dhe me vizion të fuqishëm për progres, duke synuar të rrisë konkurrencën dhe prezencën në skenën evropiane.

Ky format i ri pritet të sjellë më shumë barazi dhe hapësira zhvillimi për shtetet në rritje, duke e bërë pjesëmarrjen e Kosovës edhe më domethënëse në këtë kapitull të ri të volejbollit ndërkombëtar.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kosova zyrtarisht pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026, FVK konfirmon pjesëmarrjen e kombëtareve në formatin e ri kualifikues! | ATV