spot_imgspot_img
spot_img

Kosova prezanton trajnerin e ri të Kombëtares në hendboll, suedezin Jesper Ostlund

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkuj) ka marrë drejtim të ri. Jesper Ostlund, trajneri suedez me karrierë të pasur dhe suksese të shumta, është prezantuar të martën në Prishtinë si selektor i ri i ekipit tonë kombëtar.

Ostlund, i cili aktualisht drejton skuadrën elitare suedeze Hallby, ka pasur një karrierë mbresëlënëse në klubet dhe kombëtaret e Suedisë. Me Savehofin, një nga klubet më të njohura suedeze, ai fitoi dy tituj kampioni dhe dy Kupa të Suedisë në konkurrencën e femrave, duke u aktivizuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2019 e riktheu Hallbyn në elitë pas plot 53 vjetësh, ndërsa në vitin 2020 u shpall Trajneri i Vitit në Suedi. Gjithashtu ka drejtuar Kombëtaret e reja suedeze në nivelet më të larta evropiane, duke arritur pozita të denja si vendi i katërt, i pestë dhe i gjashtë në kampionate kontinentale.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, falënderoi trajnerin e deritashëm Bujar Qerimi dhe stafin e tij për punën e bërë, por theksoi se emërimi i Ostlundit ka për synim ngritjen e Kombëtares në një nivel më të lartë dhe kualifikimin në një ngjarje madhore, si Kampionati Evropian apo Botërori.

Asistent i Ostlund do të jetë Jasmin Zhuta, trajner shqiptar me karrierë të suksesshme në Suedi, i cili njihet për punën individuale me lojtarët. Zhuta është shprehur krenar që do të kontribuojë për Kosovën.

Në prezantimin e tij, Ostlund tha se qëllimi kryesor me Kombëtaren është i qartë: ta dërgojë Kosovën për herë të parë në një turne të madh ndërkombëtar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA