Kosova pa hapësira të mjaftueshme kulturore

Volodimir Kyrshov, nga Ukraina i cili po qëndron në Prishtinë tash e disa javë, vizitën e tij në Kosovë po e bën në park, pasi sipas tij Kosova është vendi i vetëm që ka vizituar, që ka mungesë të vendeve kulturore.

“Unë kam ardhur këtu në park pasi që është vendi im i preferuar. Si një gjenerate të vjetër që i takoj unë preferoj që të vizitoj vende kulturore, por unë shpresoj që këtu në Kosovë duhet të ngritet investimi i vendeve kulturore, sepse në Tiranë ka me shumë investime në kulturë, atje kanë 3 teatro dhe realizojnë aktivitete të ndryshme. Këtu është shumë një nivel i ulët i kulturës, kështu që duhet të investoni në hapësira kulturore”, tha Volodimir Kyrshov, turist nga Ukraina.

Se Kosova ka mungesë të vendeve kulturore, e thotë edhe Iva Meliza nga Finlanda.

“Unë sapo kam arritur në Kosovë, është dita ime e parë, si fillim shkova në muze dhe definitivisht unë i preferoj muzetë, por pashë që këtu në Kosovë ka numër të ulët të vizitorëve në vendet kulturore”, tha Iva Meliza, turiste nga Finlanda.

Situata në Prishtinë është e tillë që Teatri Kombëtar aktivitetet i zhvillon në Pallatin e Rinisë, meqë ndërtesa do të duhej të ishte në renovim. Këtë fundjavë nuk kishte shfaqje ne repertor. Teatri Dodona ka kalendar të rregullt të aktiviteteve, kurse ekspozita të hapura ka edhe në Galerinë e Arteve dhe në atë te Qafa.

“Qendra kulturore duhet të vizitohet sepse na tregon një trashëgimi, një kulturë tonën, ato e kemi për detyrë që kur kemi kohë të lirë t’i vizitojmë. Edhe Qeveria nuk ka bërë asgjë për rregullimin, për investim në qendra kulturore, ku edhe të huajt me pa hartën dhe me i vizituar vendet më të mira”, tha Azem Sekiraqa, qytetar.

Sivjet është anuluar edhe festivali i muzikës Sunny Hill. Në Prishtinë organizohet një festival i filmit, kurse para pak ditësh ka përfunduar festivali ndërkombëtar i teatrit, që organizohet nga Kolegji AAB, ku morën pjesë trupa teatrore nga Kosova, vendet e rajonit dhe një trupë nga Spanja. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA