spot_imgspot_img
spot_img

Kosova mposhtet nga Kroacia në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra e ka zhvilluar të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi 32:22 nga Kroacia.

Kroacia ishte favorite e madhe, ndërsa fitoren e siguroi vetëm në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë vajzat tona shfaqën lojë shumë të mirë. Krijuan epërsi në shumë raste prej dy golash, ndërsa lëshuan raste të arta për t’u shkëputur në tri gola. Pjesa e parë përfundoi 14:13 në të mirë të kroateve.

Lojtaret me përvojë nga Kroacia dominuan në pjesën e dytë, ndërsa mbajtën epërsi në tërë kohën.

Megjithatë paraqitja e Kombëtares sonë jep shpresë për të ardhmen, përkatësisht për ndeshjet vendimtare me Finlandën që janë në mars të vitit të ardhshëm. Në Kombëtare ka shumë vajza të reja, ndërsa ky grup për herë të parë luajti së bashku. Ka pasur edhe mungesa të shumta.

Ka ndikuar mungesa e përvojës, fondi jo shumë i madh i lojtareve e në raste edhe dëshira e madhe për përfundim të duhur të aksioneve.

Merlinda Qorraj ishte më efikasja me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Mirjeta Bytyqi, Tina Hetemi, Arona Krasniqi e Elvina Qorraj. Dy gola i kishte Suzana Ujkiq. Pesë pritje i bëri Aurora Kryeziu, por të gjitha vajzat kanë dhënë maksimumin. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA