Kosova me progres të kufizuar në luftën kundër korrupsionit

“Kosova ka shënuar progres të kufizuar në luftën të kundër korrupsionit”, kështu u tha në tryezën e rrumbullakët me temën “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian” e cila u mbajt në kuadër të Javës kundër korrupsionit.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, tha se korrupsioni ndikon në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit për në BE, për çfarë tha se institucionet duhet të punojnë më shumë në parandalimin e tij.

“Përderisa Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian kemi sfidë që është luftimi kundër korrupsionit. Ndikimi i korrupsionit në negociatat e BE-së është i dukshëm dhe i drejtpërdrejt, krijon një imazh të paqëndrueshëm për vendin. Është jetike të marrim hapa konkret për ta luftuar këtë. Zbatim të plotë të paanshëm të ligjeve dhe ndëshkim për ata që shkelin ligjin. Po ashtu institucionet ta rrisin transparencën, qytetarët duhet të kenë qasje në këtë drejtim”, tha Demolli.

Edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbe tha se Kosova duhet të marrë hapa në drejtimin për të luftuar korrupsionin, duke shtuar se vendimet gjyqësore kanë nevojë për përkushtim.

“Korrupsioni është shumë i dëmshëm për demokracinë, ekonominë e për individët. Luftimi i korrupsionit është pjesë e sundimit të ligjit. Zbatimi i legjislacionit për luftimin e korrupsionit është një nga ato që duhet të zbatohen. Po ashtu hetimet proaktive dhe vendimet gjyqësor ka nevojë për përkushtim, duhet të kemi po ashtu hetime, përndjekje dhe dënime që kryerësit të përfundojnë në burg. Pra, Kosova duhet të marrë hapa në këtë drejtim”, tha Lobbe.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj tha se Kosova është në trend pozitiv në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Kryesisht duke përfshirë edhe raportin e vendit besoj se është mirë shënon progres edhe pse është i kufizuar. Jemi në trend pozitiv qoftë të parandalimit po ashtu edhe të luftimit. Nganjëherë ky progres po vihet në hije, por duhet të shënohet se ka progres. Kemi një rritje më të madhe të transparencës të zyrtarëve publik. Pra, si institucion besojmë se është duke bërë një progres, jemi duke ngritur kapacitetet, jemi në rrugë të mirë”, tha Buleshkaj.

Ndërsa, Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol derisa ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit që kanë zhvilluar me qytetarë në 38 komuna, tha se disa nga sfidat që mendojnë qytetarët që ndikojnë në rrugën e Kosovës në BE, janë mosnjohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, mosnormalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe se BE nuk është e interesuar mjaftueshëm që Kosova të bëhet anëtare e saj.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA