spot_imgspot_img
spot_img

Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Zvicrës: “Ndoshta nuk jemi favorit por nuk na mungon asgjë që të kualifikohemi”

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit shtator, kundër Zvicrës më 5 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Suedisë në shtëpi.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala në fillim të konferencës ka bërë të ditur se nga lista që është publikuar fillimisht mungojnë dy emra.

Mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj mungon shkaku i një lëndimi dhe në vend të tij do të jetë Ron Raqi. Ndërkohë mungesë edhe më e madhe se e Hadergjonajt është Edon Zhegrova.
Shala ka thënë se pasi trajneri ka biseduar me Zhegrovën është vendosur që ai mos të vije në këtë grumbullim duke marrë parasysh angazhimin e tij ku po e përfundon transferimin te Juventusi.

Ndërsa trajneri Foda u bë realist, duke e pranuar se kualifikimi është i vështirë të arrihet, por as nuk u dorëzua para kohe.

“E kemi një grup aspak të lehtë. E kemi një ekip shumë të mirë, kemi kualitet, kemi mundësi. Dihet tashmë se vendi i parë kualifikohet direkt. Ne jemi duke luajtur futboll, jetojmë për futboll. Jam shumë i bindur se e kemi formuar një ekip shumë të mirë dhe këtë bindje do ta përcjell tek ekipi.”

“Nuk jemi favoritë, por mund të jemi shumë të rrezikshëm. Këto dy ndeshje do të tregojnë se çfarë drejtimi do ta marrim në këtë cikël eliminator. Nuk do të jetë një udhëtim i lehtë.” – tha Foda

Ndërsa për ardhjen më të re, Leon Avdullahun, trajneri gjerman u shpreh mjaft i lumtur:

“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA