Kosova e Hondurasi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, z. Gerardo Torres Zelaya. Në këtë takim, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral. Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit.

Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit të ndërsjellë. Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA