​Kongresi Klinik ndihmon në edukimin e vazhdueshëm profesional

Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar punimet në ditën e dytë. Pjesëmarrësit këtë Kongres po e konsiderojnë si një dritare të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më bashkëkohore në fushën kirurgjikale.

Në Kongresin e katërt Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po marrim pjesë rreth 500 pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Kirurgu nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, Bekim Ramaj konsideron se kongreset si ky i Kolegjit të Kirurgeve të Kosovës që prek sferat ndërkombëtare ndihmon në edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve shëndetësor.

“Këto kongrese janë shumë të rëndësishme sepse na bashkojnë me interesat globale në nivel në nivel ndërkombëtarë na ndihmon në edukimin profesional të vazhdueshëm për të përcjell trendin e kohës botërore për kirurgji, risitë e reja që ndodhin në kirurgjinë moderne”, theksoi ai.

Për rëndësinë e Kongresit të katërt Klinik foli edhe Havushe Ramadani e cila është kirurge plastike pranë Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ky organizim është shumë më rëndësi për gjithë sferën e mjekësisë, në veçanti për profesionistët shëndetësor që merren me trajtimin e plagëve ….janë të rëndësishme sepse ne si profesionistë në vazhdimësi mbajmë trajnime si brenda dhe jashtë Kosovës kjo është shumë e rëndësishme për profesionistët shëndetësor lë që të jenë në rrjedha”, theksoi Ramadani.

Nga Suhareka për të marr përvojat ndërkombëtare e vendore kishte ardhur edhe otorinolaringologu Nasip Fetiu.

Ai vlerëson se duhet të merren edhe teknikat e mjekësisë në botë dhe mos të izolohen vetëm në teknikat vendore.

“Ndihmojnë mjaftë shumë në ripërtrirjen e dijeve sidomos në marrjen e informacioneve të reja që vijnë sidomos kur ka ekspertë të huaj si në këtë Kongres, informacionet e reja që i marrim dhe nëpër këto kongrese është më rëndësi komunikimi, përvojat e njëri tjetrit. Mos të izolohemi vetëm teknikat tona, por të marrim edhe informacione tjera mjekësia po ec në botë dhe e vetmja mundësi me përcjell është kjo”, tha ai.

Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një program shkencor që paraqet përparime më të mëdha shkencore.

Ligjërata në këtë Kongres po mbahen nga 50 ligjërues ndërkombëtarë dhe mbi 65 vendor e rajonal.

Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka nisur dje, ndërsa do të vazhdoj deri më 29 shtator./kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA