Kalo te përmbajtja
Të fundit

Komuna e Fushë Kosovës paditet për diskriminim

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Komuna e Fushë Kosovës paditet për diskriminim

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Besart Ramadani erdhi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Fushë Kosovë, për ta paditur komunën e Fushë-Kosovës, për mungesë të qasjes në institucione e në trotuare.

Reklamë

Por edhe tek objekti i gjykatës ai u përball me të njëjtat vështirësi.

“Ne si persona me aftësi të kufizuara përballemi me shumë sfida, kur dalim në qytet. Kemi mungesë të infrastrukturës në hapësira publike si vështirësi në rrugë, vështirësi në trotuare, nëpër objekte, mungesë të parkingjeve e vështirësi të tjera. Pothuajse asnjëherë nuk mund të dal pa asistencë, edhe sot këtu pata vështirësi ju e patë edhe vetë”, tha Ramadani.

Avokatja e Besartit tha se në padi është kërkuar që të ndalohet trajtimi diskriminues ndaj kësaj kategorie.

“Padia është për mbrojtje nga diskriminimi dhe shpërblim dëmi në përgjithësi. Përmes këtyre padive është kërkuar mbrojtja edhe në të ardhmen nga diskriminimi
dhe ndalimi i trajtimit diskriminues, kryesisht për qasjen në infrastrukturë”, tha Latife Neziri, avokate.

Para padisë, Ramadani thotë se bashkë me avokaten, nëpërmjet postës elektronike, kishin kërkuar nga komuna që ta rregullojë qasjen dhe të mos diskriminohen personat me aftësi të kufizuara, mirëpo asnjë nga zyrtarët e kësaj komune nuk iu ishte përgjigjur.

Zyrtarët e kësaj komune njësoj vepruan edhe sot me ekipin e ATV-së.

Shuma e dëmshpërblimit që Ramadani po kërkon nga komuna e Fushë-Kosovës, është 13 mijë euro.

Sipas Shoqatës së paraplegjikëve dhe paralizës “Handikos”, nga viti 2015, nëpër Gjykata Themelore janë dërguar 8 padi për diskriminim.

Reklamë