Kalo te përmbajtja
Të fundit

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje pritet të mblidhet sot, nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë buxhetin për funksionimin e tij.

Reklamë

Arlinda Zeka u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi kishte bërë denoncimin e fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se u vra me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe protesta të përditshme në kryeqytet, ku qytetarët kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa më të forta për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Reklamë