Kalo te përmbajtja
Të fundit

Në Serbi nisin hetime ndaj kreut të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë për dyshime për presion ndaj votuesve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Në Serbi nisin hetime ndaj kreut të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë për dyshime për presion ndaj votuesve

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka nisur procedura parahetimore ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orliq, ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujiq, dhe disa bashkëpunëtorëve të tyre.

Sipas mediave rajonale dhe njoftimin e prokurorisë, kallëzimet lidhen me dyshime për shkelje të të drejtave zgjedhore, detyrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë zgjedhjeve të 25 tetorit.

Reklamë

Dyshimet përfshijnë organizimin e sigurimit të votave për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), veprime të kundërligjshme brenda BIA-s dhe presion sistematik ndaj punonjësve të institucioneve korrektuese.

Në kallëzime përfshihen edhe drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mile Jandriq, këshilltarja e ministrit, Milica Radonjiq, dhe 60 persona të tjerë, përfshirë drejtues e punonjës burgjesh.

Pretendimet përfshijnë gjithashtu dhënie dhe marrje ryshfeti lidhur me votimin dhe mbledhje të paautorizuar të të dhënave personale.

Prokuroria i ka kërkuar shërbimit policor kundër krimit të organizuar të mbledhë informacione dhe të verifikojë pretendimet e kallëzimeve. Procedurat janë në fazën parahetimore dhe nuk përbëjnë konstatim fajësie. /Telegrafi/.

Reklamë