Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar zbarkimin e trupës kosovare në Bazel me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.
Dardanët u grumbulluan dhe ushtruan nga e hëna në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa sot do të akomodohen dhe do ta zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore në Zvicër para duelit të nesërm.
Ndër të tjera, selektori Franco Foda do ta mbajë edhe një konferencë për media.
Futbollistët e Kosovës para nisjes u duken në disponim të mirë dhe nesër mbrëma synojnë rezultat pozitiv, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.
Dardanëve do t’i mungojë Edon Zhegrova dhe Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj, për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri gjerman do të mundohet t’i gjejë mbulesat e tyre adekuate për duelin me Zvicrën dhe për atë të tri ditëve më vonë kundër Suedisë. /ATVLIVE.TV