Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kjo është telefonata e qytetarit që e la për 3 minuta të shokuar Duda Baljen – pasi e thirri për rregullimin e shtyllave

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kjo është telefonata e qytetarit që e la për 3 minuta të shokuar  Duda Baljen  – pasi e thirri për rregullimin e shtyllave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat  e Njeriut, Duda Balje në emisionin LIBERO ka ndarë një histori mjaftë interesante sa i përket raportit të saj me qytetarët.

Duda rrëfeu ngjarjen mjaftë komike se si një qytetar e telefoni të dielën duke i kërkuar zgjidhje, ani pse ditë pushimi, me arsyen se e diela është ditë kur ata votuan.

Reklamë

“Më ka thirrur rreth orës 23:20 të dielën 10 herë, unë nuk e hapa telefonin, por burri më tha hape se mund të jetë serioze, unë u përgjigja në telefon dhe më tha ‘ku je deputete’, unë thash në shtëpi dhe tha ‘edhe unë me gruan në shtëpi po shikojmë serial dhe kemi menduar për shtyllën’ (ankesa) unë i kam thënë të dielën po thërret për shtylla? Dhe u përgjigj ‘Po ama edhe unë po dalë të dielën për të votuar për juve’ dhe ka pasur të drejtë”, shtoi Balje.

Kujtojmë se, Duda Balje kohëve të fundit u akuzua se ka rënë në kundërshtim me punën e saj, duke mos e votuar kodin civil, i cili përfshinë martesat mes seksit të njëjtë.

Për të shikuar intervistën e plotë të Duda Balje klikoni linkun më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kjo është telefonata e qytetarit që e la për 3 minuta të shokuar Duda Baljen – pasi e thirri për rregullimin e shtyllave | ATV