Këngëtari dhe zëri i mrekullueshëm i radios, Mentor Mripa, të premten në emisionin “LIBERO” ndau rrëfimin e tij jetësor, përmes të cilit theksoi se pati shumë sfida dhe paragjykime.
Mes tjerash, Mentori ndau historinë emocionuese që i ndodhi në vitin 2000 pas luftës (ku në Mitrovicë akoma vazhdonin masakrat e shumta), dhe një fëmijë e thirri në radio, pak qaste para se ta vranin.
“…Masakra ka pasur edhe pas luftës në Mitrovicë… Më thirri në radio një vogëlushe shumë e vogël, në privatësi… Më tha ata janë në katin e katërt, ne jemi në katin e gjashtë, po vijnë të na vrajnë, çka të them, qaja bashkë me të”, rrëfeu Mripa.
Mes tjerash, ai foli dhe për paragjykimet dhe sfidat e tij, duke thënë se në fillimet e tij ishte një enigmë e madhe edhe që fliste shqip, e nuk e njihnin, por me punë i kaloi të gjitha.
‘’…Unë isha një enigmë që flisja shqip, më thoshin mirë që po flet shqip dhe kur më panë në festivalin “Zambaku i Prizrenit” thoshin “paska syze, nuk po shikojka” deklaroi ai.
Ndryshe, Mentori së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re të titulluar “Po ju rrëfehem”, këngë të cilën po e realizon pas 4 vjetësh.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Mentor Mripës, klikoni në linkun e mëposhtëm: