Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.
Babai i bashkëshortit të saj, Milazim Vataj, është ndarë nga jeta.
Me një njoftim prekës, Albina ka kujtuar me fjalë të ngrohta vjehrrin e saj, duke e përshkruar si një njeri të rrallë, ushtar të përkushtuar dhe burrë të ndershëm.
“Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona”, ka shkruar ajo.
Në njoftimin e plotë, këngëtarja ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen:
“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij.
Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice.
Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë.
Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona.”








