KE miraton financimin e studimit të fizibilitetit për urën e re mbi lumin Danub

Komisioni Evropian ka dhënë ‘dritën jeshile’ për financimin e studimit të fizibilitetit për një urë të re mbi Danub në Ruse-Giurgiu në vlerë prej 6,9 milionë euro, njoftoi sot Qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit e Bullgarisë.

Buxheti total i projektit është 13.7 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga të dy vendet.

Bullgaria dhe Rumania pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me Agjencinë Ekzekutive Evropiane për Klimën, Infrastrukturën dhe Mjedisin më së voni deri në mes të vitit për të siguruar financimin. Deri më 2026 duhet të sqarohen parametrat teknikë, financiarë, ligjorë dhe mjedisorë të projektit për një objekt të ri.

Projekti parashikon ndërtimin e një ure të kombinuar rrugore dhe hekurudhore, rreth 2 kilometra të gjatë. Projekti mbulon gjithashtu ndërtimin e infrastrukturës lidhëse mbi një shtrirje prej 15 km në territorin e secilës anë. Ura do të ketë gjithashtu një lidhje direkte me autostradën Ruse – Veliko Tërnovo që aktualisht është në ndërtim e sipër.

Bullgaria dhe Rumania paraqitën në shtator 2023 propozimin e përbashkët për financim në kuadër të Lehtësimit të Lidhjes së Evropës. Bazuar në rezultatet e studimit të fizibilitetit, do të merret një vendim për vendndodhjen dhe financimin e objektit të infrastrukturës.

Ura e parë mbi Danub midis Bullgarisë dhe Rumanisë u ndërtua në vitin 1954 dhe e dyta në vitin 2013. Qe atëherë, trafiku midis dy vendeve është rritur dhjetëfish.

Me synimin për rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës, fluksi i mallrave përgjatë rrugës veri-jug pritet të rritet, duke e bërë projektin të rëndësishëm strategjik për të gjithë rajonin, theksoi qendra e shtypit e Ministrisë. /BTA

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA