KB Trepça ka pësuar humbje me rezultat 85:74 në udhëtim ndaj ekipit grek PAOK, në ndeshjen e parë të Grupit F në kuadër të FIBA Europe Cup.
Skuadra greke e nisi më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 27:20, ndërsa edhe në të dytin ruajti epërsinë, duke e mbyllur në favorin e tyre 18:13.
Mitrovicasit u këndellën në pjesën e dytë, ku arritën ta ngushtojnë epërsinë e vendasve. Çereku i tretë u mbyll në të mirë të Trepçës me rezultat 22:18, por kjo nuk mjaftoi për ta përmbysur rezultatin.
Në çerekun vendimtar, PAOK-u menaxhoi më mirë lojën dhe bëri më pak gabime, duke siguruar fitoren në fund.
Payne ishte më i miri në parket për Trepçën me 19 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. Arslanagić kontribuoi me 13 pikë, një kërcim dhe tri asistime, ndërsa qendra Chad Brown realizoi gjithashtu 13 pikë dhe regjistroi 10 kërcime, duke kompletuar një “double-double”.
Ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup, Trepça do ta zhvillojë në shtëpi, në Mitrovicë, ku do të përballet me ekipin gjerman Löwen Braunschweig. /ATVLIVE.TV