spot_imgspot_img
spot_img

Katër muaj nga zjarri, banesat akoma nuk janë riparuar

Kanë kaluar katër muaj që kur zjarri përfshiu ketë ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

Nga ajo ditë deri të premten në këtë hapësirë nuk është ndërhyrë për riparim.

Si pasojë e kësaj familja e cila jetonte këtu është detyruar të dalë e të banojë me qira.

Shpresat për riparim pronari Luan Durmishi, i kishte tek komuna, meqë kryetari i Prishtinës, kishte premtuar mbështetje.

“Jemi në fazën e pikës 0 pa ndihmë të komunës pa ndihmë të qeverisë dhe po presim është kosto jashtëzakonisht e madhe dhe pa u rregullu kulmi asgjë nuk mundet mu be brenda, tha Durmishi”.

Prandaj, Durmishi po kërkon që institucionet të veprojnë më shpejt.

“I beje thirrje komunës i bëjë thirrje qeverisë qe sa më shpejt të bëjë një zgjidhje, tha Durmishi”.

Mosriparimi në kohë tash po u nxjerr telashe edhe banorëve të kësaj ndërtese.

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë depërtuar në banesat e tjera.

“Pas reshjeve të shiut dhe borës shiu po depërton në të gjitha dhomat pjesët e korridorit, as një ankese në organet e komunës së Prishtinës nuk ka rezultu pozitivisht dhe ne po futemi në sezonin e dimrit ku priten reshje shiu e dëbore, tha Restelica”.

Vlerësimi teknik dhe harmonizimi institucional janë disa prej arsyeve që Komuna e Prishtinës i dha, kur u pyet rreth mosintervenimit në këtë ndërtesë.

“Në koordinim me ndërmarrjen publike banesore, jemi duke shqyrtuar zgjidhjen më të shpejtë dhe të qëndrueshme, që së paku të bëhet izolimi i hapësirave të dëmtuara dhe të largohen rrjedhjet e ujit, me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i gjendjes dhe rreziku për sigurinë e qytetarëve, procesi ka kërkuar kohë për shkak të nevojës për vlerësim teknik dhe harmonizim institucional.”

Zjarri në natën e 26 qershorit kishte filluar në një nga banesat e kësaj ndërtese dhe më pas ishte përhapur edhe tek pjesët tjera të banesave.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA