Sunderland ka arritur një fitore të madhe si mysafir ndaj Chelseat, në kuadër të javës së nëntë të Premier Ligës.
“Blutë” ishin skuadra më dominuese në pjesën më të madhe të ndeshjes, megjithatë Sunderland arriti të marrë tri pikë të plota me rezultat 1–2.
Ndeshja nisi furishëm dhe pas vetëm katër minutash lojë, Alejandro Garnacho shënoi nga afërsia pas një asistimi të Pedro Netos.
Megjithatë, në minutën e 22-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Wilson Isidor realizoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1–1.
Pjesa e dytë u zhvillua me më pak intensitet dhe raste të pastra. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Sunderland realizoi një kundërsulm perfekt: Chemsdine Talbi shënoi një supergol në minutat shtesë (90+3’), pas një asistimi të Brobbey.
Pas kësaj fitoreje, Sunderland ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me 17 pikë, ndërsa Chelsea zbret në vendin e shtatë me 14 pikë. /ATVLIVE.TV







