Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kalon marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kalon marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Me 80 vota për ka kaluar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Në mungesë të ministrit Hekuran Murati, prezantimin e këtij projektligji e bëri ministri Arben Vitia, i cili tha se kjo marrëveshje ka synim për të avancuar zhvillimin e vendit për një mjedis të pastër.

Reklamë

“Kjo marrëveshje është negociuar dhe finalizuar në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe në linjë me programin e qeverisë dhe vizionin për infrastrukturë të integruar në harmoni me mjedisin e pastër”, tha Vitia.

Reklamë

Kalon marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj | ATV