Kabashi: Është tu dashtë me u ndezë luftë, për këtë perëndimi po e ndëshkon Qeverinë

Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ka organizata serbe që janë më ekstremiste se sa Vuçiqi, të cilët po duan me ndezë luftë në Kosovë.

Sipas tij, kjo luftë nuk do t’i kuvendonte e askujt tjetër, pos Rusisë.

“Vuçiqi, pavullnetshëm është duke u orientu kah perëndimi sepse e ka pa që interesi i Serbisë është, Rusia ka marrë fund edhe për një kohë të gjatë s’mundet me qenë faktor në gjeopolitikë siç është perëndimi edhe ai po rikthehet nga perëndimi. Ka organizata politike edhe parapolitike më ekstremiste se sa Vuçiqi, të cilët nuk po pajtohen që Vuçiqi po orientohet kah perëndimi edhe janë të interesuar me ndezë luftë. Interesi i kujt është me u ndezë luftë këtu. Ne e dimë, të paktën në këtë pikë pajtohemi, është i Rusisë. Ato organizata që i shërbejnë Rusisë duan me ndezë luftë, dalin e rrahin Rakiqin e Vuçiqin se po iu bënë pengesë në atë drejtim”, tha Kabashi.

Ai tha se për shkak të ambicieve të këtyre grupeve që po i shërbejnë Rusisë, po e ndëshkojnë Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në veri.

“Këtu është tu dashtë me u ndezë luftë. A i patë sot në veri ata që janë në sinkron me Albin Kurtin, organizatat politike ekstremiste që janë në veri, se janë edhe më ekstremistë se sa Vuçiqi në veri. E goditën liderin e Listës Serbe, Rakiqin, Vuçiqin e ofenduan në forma të ndryshme, sepse po u duket i butë që nuk po u lejon për me iu përgjigje shqiptarëve me luftë. Çka po bën perëndimi, pse po e ndëshkon Qeverinë e Kosovës, pikërisht për këtë arsye. Nuk po themi ne, po thonë SHBA-të, po thotë BE-ja, fatkeqësisht e ka pru edhe Shqipërinë në gjendje, Edi Ramën për me e thanë një gjë të tillë”, tha Kabashi. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA