Kalo te përmbajtja
Të fundit

Juventus kthehet në garë për shërbimet e Edon Zhegrovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

 

 

Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është rikthyer në vëmendjen e gjigantit italian Juventus.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se oferta e Olympique Marseille ka bërë që Zonja e Vjetër të kthehet në garë për Zhegrovën,dhe Juve pritet të dërgojë një ofertë Lille për reprezentuesin dardan në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Reklamë

Përndryshe transferimi i Zhegrovës në Itali varet edhe nga Nico Gonzalez,ngase ky i fundit është i lidhur me një kalim tek Atletico Madrid.

Në rast se transferimi i Nicos në Wanda Metropolitano realizohet,atëherë rruga e kalimit të Zhegrovës tek Juve është gjithnjë e më e pashmangshme.

Kujtojmë që Edon Zhegrova ka qenë i kërkuar nga shumë klube në Evropë,ndërkohë që presidenti i Lille Olivier Letang kishte deklaruar se nuk e kamë ndërmend që ta vë në shitje yllin dardan.

Reklamë

Juventus kthehet në garë për shërbimet e Edon Zhegrovës | ATV