spot_imgspot_img
spot_img

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shkruar historinë mbrëmjen e së shtunës në “O2 Arena” të Londrës, duke u shpallur kampion bote në kategorinë IBO për peshën Cruiserweight, pas një fitoreje të pastër ndaj Rolly Lambert.

Pas përfundimit të ndeshjes, Uldedaj nuk i fshehu emocionet, duke e cilësuar këtë arritje si momentin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe një sukses për të gjithë shqiptarët.

Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser,” – u shpreh Uldedaj.

“Ky titull nuk është vetëm i imi, është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh,” – shtoi kampioni shqiptar. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA