4.7 C
Pristina
Wednesday, January 7, 2026

Joao Cancelo rikthehet te Barcelona, marrëveshja me Al Hilal është drejt përfundimit!

Barcelona ka finalizuar marrëveshjen për rikthimin e mbrojtësit portugez Joao Cancelo, i cili do t’i bashkohet klubit katalunas në formë huazimi nga skuadra saudite Al Hilal. Lajmi është konfirmuar nga gazetarë të njohur të merkatos dhe raportohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme të sezonit të janarit.

Sipas raporteve nga Fabrizio Romano dhe të tjera media sportive kryesore në botë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Al Hilal është përmbyllur plotësisht. Barcelona do të paguajë rreth 4 milionë euro për huazimin, por nuk ekziston një opsion blerjeje në marrëveshje, që do të thotë se Cancelo kthehet në Katalonjë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Joao Cancelo te Barcelona, e kryer! Huazim deri në qershor,” ka shkruar Romano, duke konfirmuar përfundimin e negociatave ndërmjet palëve.

Lëvizja vjen pas një periudhe të vështirë për mbrojtësin portugez në Al Hilal, ku ai nuk është në planet e trajnerit Simeone Inzaghi, duke bërë që klubi arab të jetë i hapur për ta lejuar largimin e tij në merkaton e dimrit.

Gazetat sportive ndërkombëtare raportojnë se Interi kishte tentuar deri në fund që të bindte Cancelo të transferohej tek skuadra italiane, dhe madje kishte arritur një marrëveshje paraprake me Al Hilal. Megjithatë, Cancelo preferoi rikthimin në një ambient të njohur për të, Barcelona, ku kishte lënë një përshtypje pozitive më parë dhe ndihet më i motivuar për të luftuar për trofe.

Ky rikthim pritet të forcojë mbrojtjen e Barcelonës në një moment kyç të sezonit, ndërsa trajneri i skuadrës shpreson që përvoja dhe cilësia e Cancelos të sjellin një shtysë të re në garat e brendshme dhe evropiane.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA