Mesfushori, Ilkay Gundogan, nuk do të jetë më pjesë e Manchester Cityt, ai është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit turk, Galatasaray, si transfer i lirë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verdhë e kuq, duke treguar se me gjermanin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2026/2027.
Me një tarifë të garantuar sezonale prej 4,500,000 euro neto, që do të paguhen gjatë këtij sezoni dhe 4,500,000 € të tjera neto për sezonin 2026-2027.
Kështu, kampioni turk nuk ka qëndruar duarkryq këtë verë, pasi ka bërë disa transferime të mëdha për të konfirmuar përsëri titullin dhe për të qenë konkurrues në Ligën e Kampionëve.
Transferimi i tyre i fundit i madh është reprezentuesi gjerman, Gundogan, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në të kaluarën me Borussia Dortmund, Manchester Cityn dhe Barcelonën.
34 vjeçari, gjatë karrierës së tij numëron në total 662 paraqitje, ku ka arritur të shënojë 120 gola dhe ka kontribuar në 86 të tjerë.
Ndërsa me Kombëtaren Gjermane ai ka 82 paraqitje dhe ka arritur të realizojë 19 gola. /ATVLIVE.TV