Kalo te përmbajtja
Të fundit

Heidenheim befason Bayernin në “Allianz Arena”, merr një pikë dramatike në fund

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Heidenheim befason Bayernin në “Allianz Arena”, merr një pikë dramatike në fund

1. FC Heidenheim ka shkaktuar befasi në Bundesliga duke marrë një barazim 3-3 ndaj Bayern Munich në Allianz Arena.

Skuadra që renditet në fund të tabelës ishte shumë afër fitores, pasi mbajti epërsinë 2-3 deri në minutën e 100-të. Megjithatë, një autogol i portierit Diant Ramaj në çastet e fundit vulosi rezultatin përfundimtar 3-3.

Reklamë

Budu Zivzivadze kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, duke përfituar nga një top i kthyer. Në minutën e 31-të, Marnon Busch dyfishoi rezultatin pas asistimit të Eren Dinçi.

Bayerni reagoi para pushimit, kur Leon Goretzka shënoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë, trajneri Vincent Kompany aktivizoi lojtarë si Michael Olise, Joshua Kimmich, Harry Kane dhe Luis Díaz për të përmbysur rezultatin.

Goretzka realizoi sërish në minutën e 57-të pas asistimit të Olise, duke barazuar shifrat. Por, në minutën e 76-të, Arijon Ibrahimović asistoi për Zivzivadzen, i cili me një veprim të bukur riktheu epërsinë për Heidenheimin në 2-3.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, Bayerni arriti të shmangë humbjen falë autogolit të Ramajt në minutat shtesë, duke siguruar vetëm një pikë në një ndeshje dramatike.

Reklamë

Heidenheim befason Bayernin në “Allianz Arena”, merr një pikë dramatike në fund | ATV