Kalo te përmbajtja
Të fundit

Haxhiu me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutojnë për fuqizimin ekonomik të tyre

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Haxhiu me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutojnë për fuqizimin ekonomik të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, me fokus në barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive më të mira ekonomike për gratë.

Reklamë

“Forumit Ekonomik të Grave i urova dhjetëvjetorin e themelimit dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët. Ekspertiza dhe përvoja e Forumit janë të mirëseardhura për Kuvendin, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare”, shkroi kryeparlamentarja.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’