10.4 C
Pristina
E hënë, 23 Shtator, 2024

Hasani: Serbia po bënë pastrim klasik etnik me pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegje e Bujanoc

“Kërkojmë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë”, “Presheva, Medvegja e Bujanoci, kërkon përfaqësim proporcional me numrin e banorëve”, “Reciprocitet në trajtimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe Kosovës Veriore”.

Këto janë disa nga pankartat e protestuesve, të cilët janë mbledhur përpara Teatri Kombëtar i Kosovës, për të kundërshtuar politikat agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Presheve, raporton ATV.

Kjo protestë ka nisur në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, e organizuar Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore.

Refik Hasani nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar, në një prononcim për ATV-në, tha se tha se kjo protestë kishte disa adresime që kanë të bëjnë me diskriminimin e pandalshëm që bëhet nga Serbia ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës.

“Ishte një protestë e cila ka në vete disa adresime që kanë të bëjnë me diskriminimin e pandalshëm që bëhet nga Serbia ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, veçmas për pasivizimin e adresave si një pastrim etnik që po bënë tanimë, por edhe dëbimin, prezencën e ushtrisë që ka shumë baza ushtararake që ka rreth e përçak Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, në zonat kufitare që kufizohen me Republikën e Kosovës, aty pra ka të përqendruar një arsenal të madh ushtarak dhe baza ushtarake të Serbisë”, tha Hasani.

Ai thotë se njëra ndër çështjet më delikate është pasivizimi i adresave, përmes së cilës, Serbia ëhstë duke bërë pastrim etnik.

“Pasivizimi i adresave është një ndër çështjet më delikate që ka shkaktuar Serbia me një diskriminim, që është një pastrim klasik etnik, sepse përmes pasivizimit të adresave e bënë një thirrje në mënyrë institucionale që janë të linduar atje, sepse nuk i pajis me letërnjoftime, me pasaporte, me dokumente. Duke i eliminu, duke i pasivizu adresat, ne mbesim të askujt. Pra, ne nuk mund t’i dalim zot tokës, nuk mund të bëjmë transkaksione të ndryshme, nuk mund të jemi shtetas të Serbisë, edhe pse ne me akte dhe me konventa ndërkombëtare, është një akt i cili do duhej të përmirësohet”, tha Hasani.

Sipas tij, me pasivizimin e adresave je i përjashtuar prej të gjitha institucioneve, nuk ke të drejtë me u paraqitë askund, në shkollë apo askund.

“Sipas asaj që shkruhet që jemi diku 15-20 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe pjesëve tjera të Serbisë dhe Vojvodinës që tani më janë të pasivizuar. Kjo vlen vetëm për shqiptarët etnik në Serbi, pra nuk vlen për komunitetet tjera që janë në Republikën e Serbisë. Paramendoni, me pasivizim të adresave, ai shtetas i Serbisë që duhet me qenë, nuk është shtetas i Serbisë, pra edhe ka vështirësi gjatë gjithë jetës edhe me u pajis me dokumente në shtetin tjetër të Republikës së Kosovës apo diku tjetër”, tha Hasani. /atvlive.tv

Më shumë detaje gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA