Harry Kane po vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, duke arritur një statistikë mbresëlënëse – një gol çdo 39 minuta këtë sezon me Bayern Munich.
Sulmuesi anglez është bërë pika më e fortë e skuadrës gjermane, duke shënuar rregullisht dhe duke mbajtur gjallë ëndrrat e Bayern-it për trofetë kryesorë në Bundesliga dhe Champions League.
Trajneri Kompany, i cili ka sjellë frymën e tij të re në skuadër, nuk i kurseu elozhet për yllin anglez:
“Harry është i pamëshirshëm para portës. Ai e bën të duket e lehtë diçka që në fakt është shumë e vështirë. Është shembull profesionalizmi për gjithë ekipin.”
Kane po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, ndërsa Bayern duket gjithnjë e më i konsoliduar nën udhëheqjen e Kompanyt — një dyshe që po funksionon në mënyrë perfekte.