Haradinaj në pritjen e veteranëve: UÇK-ja guerila më e sukesshme e luftës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka organizuar sot një pritje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, duke e cilësuar si guerilën më të suksesshme që arriti të sigurojë lirinë dhe të krijojë shtetin e pavarur të Kosovës.

Ai ka shtuar se, megjithatë, statusi i veteranëve të UÇK-së nuk është ende në rregull dhe ka garantuar se do të vijë një ditë kur statuti i kategorisë së tyre do të rregullohet, duke i dhënë të drejtat që i takojnë.

“Nesër është Dita e Veteranit, ashtu siç është vendosur të kujtohet si një e tillë, e kuptohet ne veteranët, që kam nderin të jem një prej tyre, çdoherë kujdesin, respektin, nderimin e fillojmë me të rënët për liri, me dëshmorët, edhe është në nderin tonë t’i kujtojmë me respektin më të lartë, me ndjenjat më të mira familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari, të madh e të vogël të asaj familje, e të madh e të vogël të çdo familje shqiptare, edhe martirë që kanë dhënë jetën për liri. Njëkohësisht të bashke ndjejmë, të jemi afër, të jemi me ta me invalidë të luftës të cilët plagët e luftës i bartin me sfidat e jetës., e që nuk janë sfida të pakta”, tha Haradinaj.

“UÇK-ja është vlerësuar dhe ende vazhdon të vlerësohet si guerile më e suksesshme që arriti me fituar lirinë dhe me krijuar shtetin e pavarësinë. Statusi ynë nuk është në rregull por ka djem Kosova dhe do të ketë do të vijë dita që statuti i kategorisë sonë do të rregullohet ashtu siç i takon më shumë se sa të tjerët mendojnë që të drejtat kanë me i gëzuar me ligj. Vit i vështirë po e mbyllin kemi mbyllur shumë sfida, po ashtu edhe për ata që po kalojnë në procese gjyqësore janë luftërat e lirisë dhe besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) Faton Klinaku, ka theksuar rëndësinë e ditës së veteranit si një ditë përkujtimi për sakrificat e bëra nga ata që kanë mbrojtur atdheun

“Dita e veteranit është dita e përkujtimit të sakrificës është shumë e rëndësishme që të kujtojmë të gjithë ata që kanë mbrojtur atdheut. Dita e veteranit është e përcaktuar me ligj dhe për ta nderuar këtë ditë është të shënohej në mënyrë institcucionale, edhe në kohën e kryeministrit Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj, por vetëm në kohën e kryeministrit aktual asnjëherë nuk na ndihmuar të shënojmë së bashku këtë ditë”, ka theksuar Klinaku.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA