Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se përfaqësimi i rajonit të Drenicës në Kuvend është dukshëm i lartë, veçanërisht brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa zona të tjera kanë mbetur pa përfaqësim.
Sipas Hamidit, vetëm në PDK, Drenica ka të paktën 15 deputetë, ndërsa numri total i përfaqësuesve nga ky rajon në Kuvend mund të arrijë deri në 20.
“Grupi Parlamentar i Drenicës e ka nja 15 deputetë, minimumi ka më shumë. Krejt Kuvendi lehtësisht kalon 20. Vetëm në PDK janë 15”, tha Hamidi.
Ai shtoi se ky përqendrim i madh i deputetëve në një rajon mund të sjellë disavantazhe për zgjedhjet lokale, pasi zona të tjera, mund të kenë mbetur pa përfaqësim.
“Nëse Dukagjini ka mbetur pa asnjë përfaqësim dhe shumica e deputetëve të PDK-së janë koncentruar në Drenicë dhe Prishtinë, kjo mund të jetë një disavantazh për zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet”, u shpreh Hamidi.
Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: