Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se sulmuesit e KFOR-it kanë qenë një grup prej 20 persoanave, të cilët kanë qenë këtu me miratimin e Vuçiqit, dhe të njëjtit janë larguar nga Kosova pas sulmeve që kanë shkaktuar.
“Janë 20 veta që janë tërhekë sonte ose mbramë nuk e di saktë, janë tërheqë përmes një ndërmarrësi i cili merret me metale në atje në veri diku në Zveçan apo merret se s’jam i sigurt, ai e ka e ka bo për transportin dhe i ka çu për Rashkë”, tha Haliti.
Sipas tij, këta persona me maska, nuk kanë marrë urdhëra nga këtu, por nga Beogradi.
“Nuk përjashtohet mundësia me pasë gjithçka veçanërisht ata që janë me masëka me kapuça, por dihet që në krye të saj ekziston një urdhër, ekziston një miratim dhe miratimi nuk është dhanë këtu. Miratimi është dhanë nga Vuçiqi në Beograd, sepse ai ka ka caktu dhe ka paracaktu data kur do të ketë përleshje në ose ngjarje tepër të rëndësishme në veri, tepër të rrezikshme dhe jo rastësisht afër kufirit ika vendosë forcat e ushtrisë”, tha Haliti.
Ai tha se nuk e beson që Vuçiqi ka pasurt guxim me dërgu forca legale pa garanci që mund të tërhiqen.
“Shërbimet serbe janë prezente aty, është e ditur atëherë sa s’ka naj sekret ashtu siç janë edhe shërbimet e Kosovës aty dhe nuk do të çuditesha mos me qenë shërbimet e tjera, unë po besoj që edhe ato që janë në Kosovë janë prezente, sepse edhe rusët janë prezentë në Kosovë, e kanë një përfaqësi tyre këtu, kanë ndonjë përfaqësues të OKB-së, me kompetencat që i kanë marrë në OKB edhe në UNMIK janë në veri të vendosur, dihet që ata janë pjesëtarë të shërbimeve të zbulimit rus, por unë nuk e besoj që forca ruse kanë hy në Mitrovicë, ashtu siç nuk e besoj që ka pasë guxim Vuçiqi me do me dërgu forca legale të legalizuara në serbi si forca speciale pa garanci që mund të tërhiqen”, tha Haliti. /atvlive.tv
Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: