spot_imgspot_img
spot_img

Hajdari: “Gati për tri pikët kundër Sllovenisë”

Kombëtarja e Kosovës ka vijuar edhe sot me përkushtim të jashtëzakonshëm përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Seanca e stërvitjes është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë pozitive dhe me intensitet të lartë, ku përzgjedhësi Franco Foda pati në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Pas stërvitjes, mbrojtësi Albian Hajdari theksoi:

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja ka qenë intensive dhe niveli ka qenë shumë i lartë. Deri tani, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Ne do të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë dhe do të kërkojmë të marrim 3 pikët. Nuk është e lehtë të analizojmë kundërshtarin, pasi ndeshjen e parë e luajtëm këtu në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa tani do të luajmë në Lubjanë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por trajneri është duke na përgatitur shumë mirë dhe ne do të japim maksimumin ditën e ndeshjes,” u shpreh Hajdari.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë, dhe besimi për sukses është i lartë, pasi futbollistët po përgatiten me shumë motivim për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për ta ruajtur shpresën e një kualifikimi historik. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA