spot_imgspot_img
spot_img

Granit Xhaka dhe transferimi befasues te Sunderland: Si nisi gjithçka me një telefonatë të vonë

Transferimi surprizë i Granit Xhakës te Sunderland ka qenë një nga lëvizjet më të përfolura të merkatos, dhe tashmë mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e këtij kapitulli të ri në karrierën e tij.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Xhaka rrëfeu se gjithçka nisi në mënyrë krejtësisht të papritur — me një telefonatë në orët e vona të mbrëmjes nga pronari i klubit anglez, Kyril Louis-Dreyfus.

Ishte ora 23:00 kur më erdhi një telefonatë nga një numër zviceran. Isha gati për të fjetur; fëmijët kishin rënë në gjumë. Në telefon dëgjova: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Fillimisht mendova se dikush po bënte shaka, pasi agjenti im ishte në Shtetet e Bashkuara. Por pas një bisede të shkurtër, i dhashë numrin e agjentit tim”, tregoi Xhaka.

Vetëm pak minuta më vonë, situata mori një kthesë serioze.

“Rreth dhjetë minuta më pas, agjenti im më kontaktoi bashkë me drejtorin sportiv dhe Kyrilin. Në atë moment e kuptova që gjithçka ishte më shumë sesa një ide – po bëhej realitet”, shtoi ai.

Pas kësaj bisede të papritur, Xhaka thotë se ndjeu një lloj thirrjeje personale për të ndërmarrë këtë hap të ri në karrierën e tij.

“I thashë vetes: Granit, duhet ta bësh këtë. Sunderland po dilte nga një periudhë e vështirë, një situatë që më kujtoi shumë rrugëtimin e prindërve të mi – gjithçka nga e para. Ky klub më dha ndjesinë e fillimit, të mundësisë për të ndërtuar diçka me vlerë. Dhe besoj se kjo përvojë do të më sjellë shumë të mira për të ardhmen”, përfundoi Xhaka.

Transferimi i tij nuk ka mbetur thjesht një lëvizje simbolike. Granit Xhaka debutoi me fitore në fanellën e Sunderlandit në rikthimin e klubit në Premier League dhe pa humbur kohë është konfirmuar edhe si kapiteni i parë i skuadrës. Një rol që tregon besimin e madh që klubi ka ndaj tij dhe pritshmëritë që e shoqërojnë në këtë sfidë të re./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA