Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gola për dënimin e Thaçit: Shprehim keqardhje

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gola për dënimin e Thaçit: Shprehim keqardhje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin për pengim të drejtësisë.

Ai ka bërë të ditur se tashmë ekziston një grup punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndërsa ka shprehur shpresën që ky vendim të trajtohet në kuadër të punës së këtij grupi.

Reklamë

“Po, jemi informuar për vendimin që është marrë. Normalisht që shprehim keqardhje për të gjitha proceset që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Tashmë e dini që kemi një grup punues, në krye të të cilit është Glauk Konjufca”, tha Gola.

Reklamë