Kalo te përmbajtja
Të fundit

Çitaku reagon ashpër pas dënimit të Thaçit: Vendim i turpshëm, PDK-ja do të ndërmarrë veprime politike e juridike

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Çitaku reagon ashpër pas dënimit të Thaçit: Vendim i turpshëm, PDK-ja do të ndërmarrë veprime politike e juridike

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një konferencë për media, dënimin prej 17 muajsh burgim për Thaçin, ajo e ka cilësuar si të turpshëm dhe të pa pranueshëm.

Reklamë

“Vendim i turpshëm dhe i papranueshëm. Nuk ka asgjë më shkatërruese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë. Shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në procesin për pengimin e drejtësisë”, tha ajo në një konferencë për media.

Ajo ka theksuar se sipas PDK-së, kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë shtuar dyshimet lidhur me mënyrën e administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale. Çitaku ka bërë të ditur se PDK-ja do t’i përgjigjet këtij vendimi përmes qëndresës, mobilizimit dhe veprimeve politike, juridike e diplomatike

“Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë anuluar edhe më tej pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë së kësaj gjykate. Drejtësia nuk mund të ketë dy standard. Do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton, me qëndresë, me mobilizim dhe me përkushtim të palëkundur, me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike dhe me vendosmëri deri në fund. Lufta jonë për liri ishte e drejtë, UÇK-ja ishte ushtria jonë çlirimtare, sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset asnjëherë”, shtoi Çitaku.

Reklamë