Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji nga Manchester City, në një lëvizje të realizuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.
Zyrtarizimi i marrëveshjes është bërë sot (e martë), me klubin italian që ka publikuar detajet në kanalet e tij zyrtare.
“Manuel Akanji është lojtar i ri i Interit”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Mbrojtësi zviceran, i lindur në vitin 1995, vjen në huazim nga Manchester City me një opsion blerjeje, i cili do të bëhet detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara.” – thuhet në njoftim
Sipas mediave italiane, Interi do të paguajë 1 milion euro për huazimin njëvjeçar, ndërsa nëse klubi fiton Scudetton, marrëveshja do të bëhet e përhershme për 15 milion euro të tjera./ATVLIVE.TV