Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjobitet KRU “Prishtina”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjobitet KRU “Prishtina”

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, për shkak të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas njoftimit të AIP-së, KRU Prishtina “ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar.”

Reklamë

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi Shqipton Gjobë ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar.

Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Reklamë

Gjobitet KRU “Prishtina” | ATV