Gjiganti spanjoll, Atletico Madrid, ka fituar pronarë të rinj.
Klubi madrilen njoftoi në rrjetet sociale se “Apollo Sports Capital” do të bëhet aksionari kryesor i tij.
Sipas njoftimit, “Atletico Madrid dhe aksionarët kryesorë, Miguel Angel Gil, Enrique Cerezo, Quantum Pacific Group dhe fondet e menaxhuara nga Ares Management, kanë arritur një marrëveshje që Apollo Sports Capital (ASC), një firmë globale investimesh sportive, të marrë rolin e aksionarit kryesor të klubit.”
Klubi bëri të ditur se Miguel Angel Gil dhe Enrique Cerezo do të vazhdojnë të drejtojnë Atleticon, përkatësisht si drejtor ekzekutiv dhe kryetar i bordit, duke ruajtur aksionet e tyre dhe siguruar vazhdimësinë e vizionit dhe udhëheqjes së projektit.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, por vlerësimet e tregut e vendosin vlerën e Atleticos midis 2.5 dhe 3 miliardë euro, duke u bazuar në rezultatet e fundit financiare, asetet e tokës së vlefshme dhe pjesëmarrjen e klubit në Ligën e Kampionëve gjatë 13 sezoneve të fundit. /ATVLIVE.TV







