Gjermania demanton Bratislav Gasiçin, ekspertët: Ai gënjeu për qëllime politike

Gjermania ka demantuar deklaratën e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Bratislav Gasiç, se autoritetet gjermane e kanë në mbrojtje vrasësin e Oliver Ivanovicit.

“Deklaratat që thonë se dorasi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta”, theksoi mes tjerash Ambasada Gjermane në Beograd.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti Rashit Qalaj, i cilësoi tërësisht të paqëndrueshme deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë.

Më e rëndësishmja, sot patëm një deklarim të Ambasadës Gjermane në Serbi, e cila e demantoi që ajo është duke i ofruar mbrojtje kujtdo që lidhet me rastin e Oliver Ivanovicit. Pra, ministri serb ka gënjyer, ka rrejtë – në gjuhën popullore, dhe realisht e bën për çështje personale, marketing politik, dhe gjoja se Serbia ka aftësi të zbulojë një rast të tillë, rast i cili është duke u hetuar në Kosovë, të cilin e ka Prokuroria Speciale në Kosovë”, tha Qalaj.

Teksa vuri theksin te procesi gjyqësor në Kosovë, lidhur me vrasjen e Ivanovicin, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaratën e Gasiçit e quajti
“gënjeshtër përtej imagjinatës” për konsum politik në Serbi.

“Pa fije turpi del në Kuvendin e Serbisë dhe mundohet ta manipulojë opinionin në vendin e tij, pasi që ky është i implikuar në rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë, thuhet ashtu. Dhe, tash mundohet në gjithë këtë trysninë dhe debatin që po bëhet në Serbi kundër presidentit Vucic dhe establishmentit të tij, mundohet ta zhvendosë vëmendjen te Oliver Ivanovici”, tha Ibishi.

Përmendja e Tiranës dhe Prishtinës, pa emrin e dorasit, sipas Ibishit, shpërfaq përpjekjen për të aluduar se dorasi është shqiptar, për t’iu kontribuuar tensioneve.

“Kjo është në këtë trend të zhvillimeve, pra tensioneve që ata vetë po i krijojnë në Kosovë, veçmas tash që po afrohet Vidovdani, kur ata mendojnë të inskenojnë dhe të bëjnë incidente të reja dhe tensione”, tha Ibishi.

Në një intervistë për mediat në Serbi, vëllai i Oliverit, Miroslav Ivanovic, akuzoi Gasiçin se po e përdor rastin për arsyetime politike apo ryshfet.

Në Departamentin Special të Gjykatës në Prishtinë, tash e disa vite është duke u zhvilluar procesi gjyqësor për vrasjen e Ivanovicit – në të cilin aktakuza ngarkon me përgjegjësi dhjetë të pandehur, në mesin e tyre Milan Radoicicin dhe Zvonko Veselinovicin. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA