Gjermani: Planet për refugjatët nga Siria

Si do t’i trajtojë Gjermania refugjatët nga Siria pas ndryshimit të qeverisë atje? Ministrja e Brendshme Nancy Faeser paraqiti katër pika. Disa do të mund të qëndrojnë të tjerët jo.

Rreth një muaj nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) prezantoi një plan për trajtimin e refugjatëve nga Siria, i cili përfshin edhe heqjen e të drejtës për mbrojtje dhe largimin e disa prej tyre nga Gjermania.

“Siç parashikohet me ligj, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët do të kryejë kontrolle dhe do të anulojë mbrojtjen për ata që nuk kanë më nevojë, pasi situata në Siri është stabilizuar”, u tha Faeser gazetarëve të grupit mediatik Funke.

“Kjo do të zbatohet më pas për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë për arsye të tilla si puna apo arsimimi dhe nuk duan të kthehen vullnetarisht në Siri”, shtoi ministrja e Brendshme.

Ministritë po shqyrtojnë situatën e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministria e saj po punojnë së bashku me autoritetet e tjera për të sqaruar gjendjen dhe për të pasur një pamje sa më të qartë të situatës aktuale të sigurisë në Siri pas përmbysjes së Bashar al-Asad nga milicitë islamike më 8 dhjetor 2024.

“Para së gjithash, ne jemi të fokusuar në çështjet e sigurisë”, tha Faeser. “Përveç kësaj, gjithçka që bëjmë ndodh në marrëveshje me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë.”

Faeser paraqiti një plan me katër pika

Faeser përmendi katër pika të rëndësishme për të: “Së pari: të gjithë ata që janë të integruar mirë, që flasin gjuhën, punojnë dhe që kanë gjetur një shtëpi të re këtu, duhet të lejohen të qëndrojnë në Gjermani”.

Së dyti, ata që dëshirojnë të kthehen duhet të mbështeten dhe t’u mundësohet kthimi. Për këtë qëllim, programi i kthimit vullnetar i qeverisë federale do të zgjerohet.

Së treti, duhet të dëbohen sa më shpejtë kriminelët dhe islamistët. Ne i kemi zgjeruar shumë opsionet ligjore për këto procedura dhe do t’i përdorim ato sa më shpejt që situata në Siri të lejojë.

Shpresa për vendosjen e paqes

Për herë të parë pas më shumë se një dekade mbretërimi terrori dhe dhune, ka shpresë për vendosjen e paqes në Siri, theksoi Faeser. “Nëse kjo shpresë për paqe bëhet realitet, atëherë shumë refugjatë mund të kthehen.”

Pas rrëzimit të Asadit, Faeser fillimisht pezulloi vendimin e kërkesave për azil për njerëzit nga Siria, “deri në sqarimin e situatës”, siç tha ajo në fillim të dhjetorit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në fund të tetorit në Gjermani ishin 974.136 persona me nënshtetësi siriane. Më shumë se dy të tretat e tyre janë njerëz që kanë kërkuar mbrojtje. DW

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA