Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicë të Veriut, të cialt dyshohen se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, zbulimi është bërë të martën, gjatë një operacioni zhvarrosjeje të zhvilluar me urdhër të gjykatës.

Reklamë

Në këtë operacion kanë marrë pjesë hetuesit për persona të zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në këtë institut për ekzaminime, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e identitetit të personave të cilëve u përkasin.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’