Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gashani pranon vonesat dhe vështirësitë në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gashani pranon vonesat dhe vështirësitë në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pranuar se përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare po përballen me shqetësime, vonesa dhe vështirësi, të cilat, sipas tij, janë ndikuar edhe nga jostabiliteti institucional gjatë dy viteve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Gashani ka theksuar se përgjegjësia për organizimin e Lojërave Mesdhetare nuk bie vetëm mbi Ministrinë e Sportit, pasi ato udhëhiqen nga Komiteti Organizativ, i cili ka një strukturë të përcaktuar me ligj.

Reklamë

Ai ka bërë të ditur se bordi i Komitetit Organizativ udhëhiqet nga kryeministri dhe përbëhet nga katër ministra, katër përfaqësues të Komitetit Olimpik dhe tre anëtarë të Komunës së Prishtinës.

“Nuk isha këtu, mirëpo më treguan se u ngritën shqetësime për Lojërat Mesdhetare, edhe pse jam ministër i sportit, nuk jam i vetmi përgjegjës për Lojërat Mesdhetare, që nga themelimi i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare. Lojërat Mesdhetare udhëhiqen nga Komiteti Olimpik i themeluar me ligjin për lojëra mesdhetare kanë një bord që udhëhiqet nga kryeministri, nga katër ministra, nga katër pjesëtarë të komitetit olimpik dhe nga tre anëtarë të komunës së Prishtinës.

Mirëpo për arsye që jam minstër i Sportit dhe Rinisë, dhe fushëveprimtaria ime është sidomos për përgatitjen e infrastrukturës për lojërat mesdhetare të ndaj shqetësimin e juaj për Lojërat Mesdhetare. Edhe natyrisht që jam përmendur shqetësim, rrezik për Lojërat Mesdhetare, po kemi shqetësim kemi vështirësi, sepse ka pasur jostabilitet dhe ai dyvjeçari ka shkaktuar edhe vonesa e vështirësi edhe në lojëra mesdhetare. Për shembull me i përmend vetëm disa nga to. Për 16 muaj ligji për lojërat mesdhetare dhe sapo kemi marrë mandatin, me procedurë të shpejtë, me dinamikë të shpejtë do të thosha kemi proceduar”, tha Gashani.

Ai tha po ashtu se ka pasur vështirësi edhe me komunikim ndërinstitucional.

“Natyrisht që kemi vështirësi sepse vështirësi kemi edhe me komunikim ndërinstitucional por edhe me komunikim me Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që është ICMG. Ku është vështirësia kryesore me ICMG-n, por poashtu edhe me institucionet tona. Ka shumë, edhe komunikimet e fërkimet e brendshme dhe mospajtimet e brendshme nuk është mirë të dalin ne publik sepse nuk ndihmojnë. Jo pse nuk jemi transparent por sepse nuk ndihmojnë por disa prej vështirësive janë në mungesë të një qeverie të plotë. Gjatë vitit 2025 është vendosur që njëri nga parimet bazë të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ të shkelet. Cili është ai? Njëri nga parimet bazë të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ është përfshirja gjeografike, përfshirja e krejt Kosovës”, tha Gashani.

Reklamë