U promovua autostrada Prishtinë – Mitrovicë, aksi prej Stanocit deri te Gojëbula në Vushtrri, ku në këtë promovim ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti, ndërkohë që nuk ishte i ftuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
E në lidhje me këtë, Idrizi ishte optimist dhe po e cilësonte gabim në protokoll, ani pse ftesën tha se e ka pritur.
“…Ndoshta ka qenë ndonjë gabim në protokoll, nuk e besoj që e kish lanë kryeministri pa më ftu… Ftesë nuk kam pasë… Unë mora vesh më herët se do të jetë promovimi dhe e prita ftesën por nuk e mora…”, theksoi ai.
Vlen të theksohet që në fund të vitit të kaluar, në prani të shumë personaliteteve, afaristëve e qytetarëve nga Vushtrria, u përurua “Shtëpia e qëndrimit ditor për të moshuar” e ndërtuar në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ferit Idrizit, klikoni në linkun e mëposhtëm: