Përgatiti: Driton Sadiku
Nxënës ka aq shumë sa që zor iu bëjnë vend. Kështu në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, u desh të aktivizoheshin 4 ndërrime, e një pjesë të nxënësve t’i sistemojnë në anekse tjera që të mund t’iu bënin zgjidhje të gjithë nxënësve e regjistruar.
Kjo është një sfidë e madhe për drejtorinë e shkollës.
Përveç hapësirës, problem tjetër për ta është edhe mungesa e mësimdhënësve.
Megjithatë, ky problem prek më shumë Drejtorinë e Arsimit, të cilët përkundër nevojës e kanë të pamundur të angazhojnë mësimdhënës të rinj.
Krejt kjo, sipas DKA-së, vjen për shkak të mosregjistrimit të popullsisë, meqë në këtë komunë besohet se jetojnë trefish më shumë qytetarë sesa figurojnë të regjistruar.
Ai, thotë Berisha, është edhe shkaku kryesor që komuna nuk po mund të investojë në objekte të reja shkollore.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, bërë me 2011 Fushë-Kosova rezulton të ketë rreth 34 mijë banorë, por sipas disa statistikave të tjera jozyrtare, besohet se në këtë komunë jetojnë mbi 80 mijë qytetarë.