Kalo te përmbajtja
Të fundit

Fundoset trageti në Mozambik, mbi 90 të vdekur

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Fundoset trageti në Mozambik, mbi 90 të vdekur

Më shumë se 90 persona kanë vdekur pasi një traget u mbyt në brigjet veriore të Mozambikut.

Raportohet se pesë persona ishin shpëtuar nga rreth 130 që besohet se ishin në bord. Mjeti i lundrimit pati probleme teksa përpiqej të arrinte në një ishull në brigjet e provincës Nampula, shkruan BBC.

Reklamë

Sipas Sekretarit të Shtetit të Nampula, Jaime Neto, ata po përpiqeshin të largoheshin për shkak të panikur nga shpërthimi i kolerës. “Për shkak se anija ishte e mbipopulluar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë, ajo përfundoi duke u fundosur,” tha Neto.

Provinca Nampula ka qenë një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i kolerës, i cili është përhapur në disa vende në Afrikën Jugore që nga janari i vitit të kaluar.

Sipas UNICEF-it, shpërthimi aktual është më i keqi në 25 vjet. Që nga tetori 2023, Mozambiku ka raportuar 13,700 raste të konfirmuara dhe 30 vdekje.

Reklamë