FIFA ka konfirmuar ngritjen historike të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit që kanë bërë gjatë ditës së sotme
“Dardanët” nga pozita e 91-të janë ngritur në pozitën e 84-të në renditje, pra shtatë vende, që shënon një rekord historik për vendin tonë.
Ky ishte njëherësh rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.
Kjo vjen falë performancave të shkëlqyera që Kosova ka treguar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
FIFA
Kujtojmë se djelmoshat tanë në grumbullimin e tetorit morën një barazim pa gola 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, teksa triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në Goteborg.
Në ndërkohë ngritje të madhe ka pasur edhe Shqipëria, të cilët nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.