Fabrizio Romano: Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimin më të fundit për një lëvizje të mundshme të yllit të Napolit, Victor Osimhen te Liverpooli.

Nigeriani është lidhur me një largim nga Napoli që kur klubi postoi një video të modifikuar të sulmuesit në rrjetin social TikTok.

Videoja tallte Osimhenin pasi ai humbi një penallti gjatë barazimit 0-0 kundër Bolognas dhe agjenti i tij Roberto Calenda deklaroi se lojtari ” rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore ” kundër klubit për videon “e papranueshme”.

Ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2025, dhe presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka sugjeruar që lojtari mund të mos e bëjë domosdoshmërisht një gjë të tillë.

Tani, Romano ka dhënë një përditësim për një lëvizje të mundshme në Anfield për Osimhen dhe nuk është një lajm i mirë për mbështetësit e Reds.

“Me sa më kanë thënë, Victor Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub – madje as me Napolin. Nuk ka marrëveshje për zgjatjen e kontratës”.

“Napoli i bëri një propozim shumë të rëndësishëm Osimhenit për sa i përket kontratës. Paga shumë e rëndësishme, më e madhja në historinë e Napolit është në tryezë për Osimhenin. Por ai nuk ka vendosur”.

“Raportet për një marrëveshje me Liverpoolin nuk janë të vërteta. Sigurisht, Liverpool dhe shumë klube të tjera po monitorojnë situatën e shumë sulmuesve”.

“Por, për momentin për Osimhen nuk është rënë dakord dhe asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Romano për kanalin e tij zyrtar.

Kujtojmë po ashtu që Napoli thuhet se kërkon 170 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA